rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Mbi Greqinë, Evropën dhe Referendumin: De te fabula narratur!

zizekSlavoj Zizek

Beteja që po ndodh është një betejë për leitkultur-ën ekonomike dhe politike evropiane. Fuqitë e BE-së qëndrojnë për statusquo-në teknokratik i cili po e mban Evropën në inerci prej dekadash. Tek Notes Toëards a Definition of Culture konservatori i madh T.S. Eliot vuri re se janë disa momente kur e vetmja zgjidhje është ajo mes herezisë dhe jo-besimit, domethënë kur e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë një religjion është që të bësh një ndarje sektare prej trupit të tij të vdekur.

Kjo është edhe pozita jonë sot sa i përket Evropës: vetëm një “herezi” e re (që për momentin përfaqësohet nga Syriza) mund ta shpëtojë çka vlen të shpëtohet prej trashëgimisë evropiane: demokracinë, besimin tek populli  dhe solidaritetin egalitar.

Evropa që do të fitojë nëse mposhtet Syriza është një “Evropë me vlera aziatike” (të cilat sigurisht që s’kanë të bëjnë aspak me Azinë, por kanë të bëjnë në gjithçka me mëtimin aktual të kapitalizmit bashkëkohor për ta pezulluar demokracinë). Ne në Evropën Perëndimore kemi qejf ta shohim Greqinë a thua se jemi vëzhgues të shkëputur që ndjekin me mëshirë dhe me simpati përpjekjen e një kombi të varfëruar. Një pikëvështrim i tillë, kaq i rehatshëm, mbështetet mbi një iluzion – ajo çka po ndodh në Greqi në javët e fundit ka të bëjë me të gjithë ne, sepse ajo që po luhet është e ardhmja e Evropës.

Kështu që, kur lexojmë për Greqinë këto ditë, duhet të mbajmë gjithnjë në mend atë thënien e moçme që thotë “de te fabula narratur”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Korrik 1, 2015 nga te Përkthim, Polemikë, Thirrje dhe etiketuar me , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: