rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Fetishi në ideologjinë e sotme

Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga libri “In Defense of Lost Causes”, shkruar nga Slavoj Zhizhek. I angazhuar për të hetuar logjikën e funksionimit të ideologjisë së sotme, filozofi slloven përdor konceptin e fetishizimit të mallrave duke e përmbysur mënyrën klasike marksiste të të kuptuarit të këtij nocioni. Për të, thelbi i ideologjisë qendron tek praktika (pjesëmarrja në praktikat e pëditshme) dhe jo tek njohja (iluzioni, mashtrimi). Andaj, funksioni i fetishit nuk është ai i mashtrimit idealist përkundër njohjes shkencore, por i ngushëllimit për të vërtetën e frikshme që subjekti nuk është në gjendje ta pranojë. Ku fetishi hyn në lojë është pikërisht hapësira midis njohjes së gjendjes reale të gjërave, dhe adaptimit, bashkëjetesës me këtë gjendje. Çfarë të mundëson fetishi është pikërisht përballimi i saj, njohja e realitetit pa e besuar tamam. – Shënim i përkthyesit Zgjim Hyseni.

 

Le të kthehemi tek vërejtja standarde se fetishizimi i mallrave mbështetet mbi kontradiktën midis shprehjes direkte të një ideje (apo subjektit) dhe paraqitjes së tij metaforike të shtrembëruar: kjo vërejtje qëndron vetëm nëse njeriu ngulmon në nocionin e fetishit si një iluzion që turbullon gjendjen e vërtetë të gjërave. Në qarqet i psikiatrike është një rrëfim që tregohet për një burrë, gruaja e të cilit ishte diagnostifikuar me kancer në gji, e cila vdiq tre muaj më vonë. Burri i mbijetoi vdekjes së saj pa pasoja, duke qenë në gjendje të flasë mbi çastet e tij traumatike me të qetësisht—si? A ishte ai një monstrum i ftohtë dhe i pandjeshëm? Më vonë shokët e tij vërejtën se derisa bisedonte me ta lidhur me gruan e tij të vdekur, ai gjithmonë e mbante një brejtës të vogël (“hamster”) në duart e tij, objektin e saj të përkëdheljes dhe tani fetishin e tij, mospranimin e trupëzuar të vdekjes së saj. S’është për t’u çuditur që disa muaj më vonë, kur brejtësi ngordhi, burri ra përtokë dhe duhej të shtrihej në spital për një periudhë të gjatë për t’u trajtuar nga depresioni. Pra, kur bombardohemi nga pohimet se në epokën tonë cinike postideologjike askush nuk beson në idealet e shpallura, kur ne e takojmë një person që pretendon se ai është i kuruar nga çfarëdo besimi, duke pranuar realietin social ashtu siç është, gjithmonë duhe t’i kundërshtojmë pretendimet e tilla me pyetjen: mirë, por ku është brejtësi yt—besimi që ta mundëson ty (të pretendosh se) ta pranosh realitetin “ashtu siç është”? Dhe a nuk vlen e njëjta për konceptin marksist të fetishizimit të mallrave? Këtu është tamam fillimi i të famshmes nënndarje 4 e kapitullit të parë të Kapitalit: “Fetishizimi i mallit dhe sekreti i tij”:

“Malli duket në pamje të parë si një gjë ekstremisht e qartë, e parëndësishme. Por, analiza e tij tregon se është një gjë shumë e çuditshëm, që gëlon në delikatesa metafizike dhe hollësi teologjike”.

Këto rreshta do të duhej të na habisnin neve, përderisa ata përmbysin procedurën e zakonshme të demistifikimit të mitit teologjik, atë të të reduktuarit të tij në terma tokësorë: Marksi nuk shprehet në mënyrën e zakonshme të kritikës iluministe se si analizat kritike duhet të demonstrojnë se ajo çfarë neve na duket si entitet misterioz teologjik paska lindur nga procesi i “zakonshëm” i jetës reale; përkundrazi, ai thotë se detyra e analizës kritike është të nxjerrë në dritë veçanësitë metafizike dhe hollësitë teologjike në çfarë na duket në shikim të parë si një objekt “i zakonshëm”. Me fjalë të tjera, kur një kritik marksist ndeshet me subjektin borgjez të zhytur në fetishizimin e mallrave, përgjigja marksiste për të nuk është: “malli mund të të duket se është një objekt magjik i pajisur me fuqi speciale, por realisht është thjesht një shprehje e jetërsimit (sendëzimit) të marrëdhënieve midis njerëzve.

Vërejtja “marksiste” është në fakt “ti mund të mendosh se malli të duket ty si jetërsim i thjeshtë i marrëdhënieve shoqërore (ta zëmë, paraja të duket si një lloj dëftesë që të jep të drejtën për një pjesë të produktit shoqëror), por kjo nuk është çfarë vërtetë të duken gjërat ty—në realitetin tënd social, përmes pjesëmarrjes tënde në këmbimin shoqëror, ti sjell provën për faktin e çuditshëm se malli vërtet të duket si objekt magjik i pajisur me fuqi speciale.

Pikërisht në këtë kuptim epoka bashkëkohore është më pak ateiste se cilado epokë e mëparshme: ne të gjithë jemi gati të llastohemi në skepticizëm absolut, distancë cinike, shfrytëzim të të tjerëve “pa ndonjë iluzion”, shkelje të të gjitha ndalesave etike, praktika ekstreme seksuale, e plot gjëra të tjera si këto – të  mbrojtur nga të qenit i vetëdijshëm se tjetri i Madh nuk është i interesuar lidhur me këtë çështje.

quote-of-course-i-don-t-believe-in-it-but-i-understand-that-it-brings-you-luck-whether-you-believe-in-it-niels-bohr-325059

Niels Bohr ka gjetur shembullin e përkryer për të treguar se si ky mohim fetishist i besimit funksionon në ideologji. Duke e parë një patkua sipër hyrjes së shtëpisë së Bohr-it, vizitori i çuditur thotë se ai nuk i beson magjisë se gjoja patkoi i mbanë shpirtërat e këqinj jashtë shtëpisë dhe sjell fat, me ç’rast Bohr-i ia ktheu mbrapsht: “As unë nuk besoj në të; e mbaj aty sepse më kanë thenë se funksionon edhe nëse dikush nuk beson në të! Fetishizimi nuk operon në nivelin e “mistifikimit” dhe “dijes së shtrembëruar”: çfarë është në të vërtetë e  “zhvendosur” në fetish, e transferuar në të, nuk është dija, por vetë iluzioni, besimi i frikësuar nga dija. Larg nga “mjegullimi” i dijes realiste të mënyres se si janë gjërat, fetishi është, përkundrazi, mjeti që i mundëson subjektit ta pranojë këtë dije, pa e paguar çmimin e plotë për të. “Unë e di shumë mirë [se si vërtet qëndrojnë gjërat], dhe jam në gjendje ta duroj këtë të vërtetë të hidhur për shkak të fetishit (një “hamster”, një buton) në të cilin iluzioni tek i cili kapem është i trupëzuar.

Megjithëse në një nivel të pastër formal, fetishi përfshin gjithashtu një gjest të transferencës (në objektin e fetishizuar), ky funsionon si një përmbysje e saktë e formulës së zakonshme të transferencës (me subjektin që supozohet se di): ajo çka fetishi trupëzon është pikërisht mohimi im i dijes, refuzimi im për ta pranuar subjektivisht çfarë unë di. Për të theksuar një pikë të nënvizuar më herët, këtu qëndron kontrasti midis fetishit dhe simptomës: simptoma trupëzon një dije të shtypur, të vërtetën për subjektin të cilën subjekti nuk është i gatshëm ta pranojë. Në një lloj të caktuar të krishtërimit, Krishti vetë është i ngritur në fetish, për sa kohë ai është supozuar të jetë subjekti i pafajshëm që injoron rrugët e liga të botës.

“In Defense of Lost Causes”, Slavoj Zhizhek – fq 299-300

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Mars 7, 2015 nga te Filozofi, Përkthim dhe etiketuar me , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: