rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Fashizmi serb dhe cinizmi shqiptar

“Vdekje shqiptarëve”, “Vrite shqiptarin që kroati mos të ketë vëlla“, “Vrit, prej, në mënyrë që shqiptari të mos ekzistojë” janë disa prej brohoritjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në Beograd.

Koret fashiste për ironi ndodhën pikërisht në stadiumin e ekipit që mban emri “Partizani”. Të emrit që shënjon gjithë luftën e popujve kundër nazifashizmit. Emri simbol, është më shumë mbetje relikt nga e shkuara e ngrehinës jugosllave, sesa shprehje e besnikërisë së vazhdueshme ndaj kauzës antifashiste. Ky shpërfytyrim i simbolit antifashist në hiç më pak se thirrje makabre për masakrimin e tjetrit, po të shohim historikun e ish Jugosllavisë, vërejmë të jetë domosdoshmëri e brendshme. Vetë themelet e kësaj federate janë ngritur mbi shfrytëzim, shtypje e diskriminim. Përderisa kroatët e sllovenët ishin rivalët mbi të cilët do ngadhnjente Serbia, shqiptarët nuk numëroheshin, nuk ishin pjesë e llogarisë. Diskursi shovinist serb mohon ekzistencën publike të shqiptarit . Ai mund të jetë eventualisht në funksion të diçkaje tjetër (që kroati mos të ketë vëlla), por kurrsesi të pranohet si qenie autonome. Kur është, ai është objekti për t’u shkatërruar. Është dëshira për t’u plotësuar, e plotësimi e bën veç më fajtor. Derisa ta kuptojë që dëshira është vetë kuadri, pasi të cilës nuk është toka e premtuar, pas së cilës s’ka asgjë tjetër veç greminës. Paradoksalisht ama, duke qenë të mohuar, pavetëdijshëm na bënë  pjesë të identitetit serb. Obsesionimi me shqiptarin konstituon themelet e shovinizmit serb. Kërthiza e këtij shovinizmi është vetë miti mbi të cilin u ndërtua rrëfimi për tragjedinë që kërkon hakmarrje, për heronjtë e lavdishëm që luftuan të vetëm perandorinë osmane, shkurt diskursi përjashtues e supremacist mbi  Betejën e Kosovës.

Jugosllavia u shpërbë, edhe Millosheviqi u rrëzua. Vitet 1999 – 2000 kanë qenë vite kyçe që Serbia të përballet dhe ta braktisë të kaluarën e saj prej shteti kolonizator. Invstimi ndërkombëtar, diku sepse ishte kapur pas interesash gjeopolitike, diku sepse lexonte problemin ideologjikisht në mënyrë të gabuar, ka dështuar në procesin që vetë e ka quajtur “denazifikim i Serbisë”. Përderisa qendrat perandorake trajtonin Serbinë si pjesë të rajonit që duhet shkëputur nga influenca ruse, duke toleruar shovinizmin soft multikulturalist të Tadiqit në pushtet, nën presionin e shantazhin e shovinizmit të egër që vinta nga Nikoliq, në fakt çfarë po harrohej ishte se fitorja e madhe e shovinistëve ishte që po arrinin të impononin kornizat e debatit. Se kur do fitonin numerikisht, kjo ishte çështje kohe. Edhe pse pati zhvillime të konsiderueshme, hapi cilësor nuk u bë. Puna nuk u krye deri në fund, pikërisht për këtë arsye jemi në pikën zero.

Reagimet në anën tjetër nuk janë antifashiste. Po ta dëgjosh ligjërimin e politikës shqiptare të mbushet mendja se reagimi vjen nga metropolet e “civilizimit” perendimor. Kryeministrit shqiptar i dhimbsen fqinjtë që janë zhytur në vorbull barbarie dhe endet t’u jap pak qytetërim, ndërkaq politikanët nga Kosova, kur nuk bëjnë strucin, po ashtu brengosen për Serbinë që s’na paska vlera evropiane.

Në vend vend se të bëjmë sikur adoptojmë ligjërimin orientalist dhe të brengosemi për fqinjtë e pacivilizuar, kategorikisht refuzojmë këtë qasje. Së pari sepse Serbia është kështu si është si pasojë e traditës së gjatë pushtuese.

Së dyti, sepse politika shqiptare pa ushtri e fuqi ekonomike, më parë sesa me hegjemoninë kulturore të orientalizmit perandorak, ngjan me subjektin cinik të ideologjisë dominante. Teksa e thotë problemin hapur, nënshtrimi që pason e shton pafuqinë. Së treti, sepse për çudi tablloja na vjen e përmbysur: barbarët janë  fuqia kryesore ushtarake në Ballkan, ndërkaq të civilizuarit kanë veç dy duar për një kokë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 23, 2014 nga te Politikë, Publicistikë dhe etiketuar me , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: