rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Populli i një vendi të vogël

Ascanio Celestini

Na ishte njëherë një vend i vogël. Ky vend i vogël qeverisej nga një qeveri e vogël, dhe në krye të qeverisë së vogël të republikës së vogël të këtij vendi të vogël kishte qenë gjithmonë e njëjta parti, e cila kishte qeverisur për shumë e shumë vite në këtë vend të vogël dhe të largët. Por, le të themi që kjo parti përfundoi keq, sepse ishin të gjithë mafiozë dhe të korruptuar. Në fakt, duhet të përfundonin të gjithë në burg, por edhe kësaj radhe shpëtuan, sepse përfunduan duke shkuar për darkë në “Gji të Lalzit”. Sepse, në fakt, është më mirë të shkosh  për darkë në “Gji të Lalzit” sesa të shkosh në burg.

Por një ditë më vonë, këta pushtetarë u takuan dhe thanë: “Çfarë nuk funksiononte në qeverinë e vendit tonë të vogël?”. Të gjithë ranë në një mendje se poshtërsia e vërtetë qëndronte në faktin që të gjithë ishin mafiozë dhe të korruptuar. Kështu që menduan të krijonin ekzaktësisht dy parti, të ndryshme dhe të veçanta: partinë e të korruptuarve dhe partinë e mafiozëve. Kësisoj, kush ishte mafioz nuk duhet të ishte i korruptuar, e kush ishte i korruptuar nuk duhet të ishte mafioz. E konsideruan një mendim të bukur dhe të gjithë së bashku shkuan ta festonin në “Gji të Lalzit”.

Kështu filluan të alternoheshin: qeveri mafioze/qeveri e korruptuar; qeveri e korruptuar/qeveri mafioze. Vazhduan pak kohë kështu, por mafiozët ishin kaq shumë mafiozë, saqë qartësisht ishin edhe të korruptuar e korruptues. Dhe të korruptuarit, partia e të korruptuarve, ishin kaq shumë të korruptuar, saqë në mënyrë të paevitueshme kishin sjellje mafioze. Atëherë populli u revoltua, sepse në një pikë të caktuar populli revoltohet!

Populli u revoltua dhe donte të hidhte poshtë gjithçka! Populli kishte votuar për të kuqtë, për të zinjtë, për të bardhët, me kostume firmato, me kravatë me kuadrate! Populli kishte votuar për të gjithë! Kjo është historia e një shteti të largët.

Populli kishte votuar deri edhe për kërriçin! Edhe për ujkun me lëkurën e deles veshur! Populli kishte ngritur grushtin lart, kishte bërë përshëndetjen romane, shenjën e kryqit; populli kishte bërë gjithçka dhe tashmë ishte i rraskapitur, i lodhur!

Populli u revoltua dhe u rikujtua që ishte popull; dhe kur populli kujtohet që është popull, populli të shtíe frikën!

Përkthyer nga: Xhuliano Bregasi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Prill 15, 2014 nga te Përkthim, Politikë dhe etiketuar me , , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: