rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Intelektualët Apolitikë

Otto Rene Castillo

 

Një ditë,

intelektualët

apolitikë

të vendit tim

do të merren në pyetje,

nga njerëzit më të thjeshtë

të popullit tonë.

 

Do të pyeten

mbi atë çka bënin

kur atdheu shuhej

ngadalë,

si një zjarr i ëmbël,

i vogël dhe i vetmuar.

 

S’do i pyesë njeri

për rrobat e tyre,

as për pushimet e tyre të gjata

pas dreke.

Aq më pak për

betejat e tyre me kotësinë,

e as për mënyrën e tyre ontologjike

të fitimit të parasë,

 

Nuk do të merren në pyetje

mbi mitologjinë greke

e as për neverinë

që ndjenë

kur dikush në mesin e tyre

ra i vdekur prej frikës.

 

Nuk do të pyeten për asgjë

mbi justifikimet e tyre absurde

të lindura nën hijen

e një mashtrimi të plotë.

 

N’atë ditë do të vijnë

njerëzit e thjeshtë.

Ata që kurrë s’u përfshinë

në librat dhe vargjet

e intelektualëve apolitikë,

por që për çdo ditë ju sillnin

bukën dhe qumështin,

vezët dhe pitet,

ata që ju qepnin rrobat,

ata që ju ngisnin veturat,

ata që kujdeseshin për qentë dhe kopshtet e tyre,

e që punonin për ta,

Dhe do t’i pyesin:

 

“Ç’bëtë ju kur të varfërit

vuanin, dhe kur digjej flakë

butësia dhe jeta e tyre?”

 

Intelektualë apolitikë

të vendit tim të shtrenjtë,

ju s’do keni asnjë përgjigje.

 

Korbi i heshtjes do vijë t’ju shqyejë

zorrët.

 

Mjerimi juaj

do ju brejë shpirtin,

 

dhe do ta qepni gojën të turpëruar nga vetja.

(përkthyer nga Boiken Abazi)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 30, 2014 nga te Art, Përkthim, Politikë dhe etiketuar me , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: