rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Aksioni politik kolektiv

Intevistё me Alain Badiou nga “The Ashville Global Review” 

Përktheu:Dejona Mihali

Ashville Global Review: Ju keni thёnё se nё mёnyrё qё tё krijohen alternativa kundrejt hegjemonisё perёndimore duhet krijuar njё hapёsirё ku tё eksperimentohet. A mund ta elaboroni pak mё gjatё dhe a mund tё na thoni se me çfarё  figure do tё ngjante?

Alain Badiou: Po. Pyetja e tё elaboruarit tё njё mёnyre tё re nё fushёn e politikёs ёshtё nё fakt dy pyetje njёherazi. Sё pari, kemi njё pyetje tё pёrgjithshme, e cila ёshtё e pёrshtatshme pёr sferёn teorike. Na duhet tё gjejmё diçka si: njё filozofi tё re tё aksionit, tё ndёrhyrjes politike, e kёshtu me radhё. E kjo ёshtё çёshtje filozofike e teorike. Nuk ёshtё thjesht çёshtja sesi do ta analizojmё situatёn, por nё fakt mbase ajo çka duhet shtruar ёshtё: çfarё ёshtё sot mundёsia subjektive e angazhimit politik?

Çёshtja e revolucionit ishte dikur mё e rёndёsishmja, si njё alternativё pёrballё asaj çka bota ёshtё. Tё ndryshosh botёn – qё ishte nё fakt emri i revolucionit. Por revolucioni ёshtё sot njё fjalё e errёt. Mbase na duhet ta ruajmё fjalёn revolucion, nuk e di, veçse kuptimi i kёsaj fjale sot nuk ёshtё i qartё. Çfarё ёshtё ekzaktёsisht transformimi i plotё i botёs? Cili ёshtё totaliteti i ri? Pёr mua, nё orientimin tim filozofik, kjo pyetje ёshtё pyetja se çfarё ёshtё pёr ne e vёrteta politike. I gjithё konteksti rreth pyetjes sё “çfarё ёshtё e vёrteta politike” ishte, dialektika, teoria e kontradiksionit, Marks, e tё tjerё. Koncepti i revolucionit ishte “tё kuptuarit si koncept dialektik”. Ishte momenti kur kontradiktat themelore qenё tё pёrqendruara. Vёshtirёsia madhore sot pёr sot ёshtё qё ne s’mundemi tё kuptojmё plotёsisht ose tё propozojmё njё rrugё tё re nё politikё brenda tipit tё kёsaj filozofie tё kontradiksionit. Nuk mendoj qё e kam zgjidhjen, por kam orientimin i cili ёshtё vetё filozofia ime dhe diskutimin ndёrmjet filozofive tё tjera nё sferёn bashkёkohore tё politikes.

Ka njё pyetje tjetёr, e cila ёshtё e natyrёs praktike. Ajo nuk reduktohet dot nё njё pyetje teorike apo filozofike. Ka tё bёjё me eksperimentimin nё sferёn shoqёrore dhe kolektive, forma tё reja organizimi, forma tё reja luftimi, forma tё reja marrёdhёniesh ndёrmjet lёvizjeve, lёvizje tё reja, etj. Siç e dini, edhe pёr Marksin, para determinimit teorik, para ndёrtimit tё mendimit tё ri tё politikёs dhe shoqёrisё, kemi disa fakte. Kemi revoltёn e punёtorёve nё Francё, kemi disa lёvizje tё mёdha, dhe po ashtu Revolucionin Francez. Kёshtu qё, nё çdo situatё pyetja e çёshtja politike ёshtё njё pёrzierje e problemeve teorike dhe eksperimentimeve praktike, pra na duhet tё qartёsojmё se çfarё janё sot eksperiencat politike, nё cilat sfera, me çfarё njerёzish. E nё kёtё mёnyrё krijimi i mundёsive tё reja nuk ёshtё vetёm çёshtje e krijimit tё hapёsirave tё reja teorike.

Pyetja madhore ёshtё si tё kemi disa eksperimente tё cilat janё me tё vёrtetё popullore, me tё vёrtetё me njerёz tё zakonshёm, tё cilёt nuk janё vetёm nё sferёn e intelektualёve dhe studentёve. Nё periudhёn nё fjalё, (momenti i marksizmit) ekzistonte njё koncept i klasёs punёtore, ekzistonte njё klasё drejtuese, po ashtu ekzistonte dhe njё drejtim i cili ishte kuptimplotё. Mbase ёshtё njё iluzion, mbase ёshtё njё konstruksion, dhe mbase s’ёshtё i vёrtetё.

Ky ёshtё njё diskutim tjetёr, por ishte vёrtet njё koncept i cili ёshtё nё fund tё fundit diçka si organizimi i plotё i fushёs praktike. Pra, dinim pёr shembull, qё duhet tё organizonim punёtorёt nё fabrika, duhet tё ngrinim organizime tё tilla si sindikatat, duhet tё organizonim qarqe tё intelektualёve revolucionarё me punёtorёt. Por, sot ёshtё shumё mё e errёt e gjitha kjo, kёshtu qё mesa duket na duhet tё krijojmё njё eksperiment tё ri tё marrёdhёnieve me njerёzit e zakonshёm, punёtorёt, etj., jo nёn njё koncept tё madh si koncepti i proletariatit, por nёn disa nocione tё sakta dhe pёr disa sekuenca pёrfundimtare.

AGR: Ju keni thёnё se pjesa mё e madhe e njerёzve nё botё nuk kanё asgjё, nё kuptimin qё gjith’ ç’kanё ёshtё sensi i tyre i disiplinёs, dhe qё kjo disiplinё ёshtё potenciali pёr aksion politik kolektiv. A mund tё na flisni para sё gjithash rreth lёvizjes Anti-Globaliste dhe mё pas çfarё shihni si rol tё kёtyre aktivistёve nё Perёndimin e begatё tё cilёt shprehin solidaritet me sfidat tё cilat njerёzit po pёrballen drejtpёrsёdrejti nё jugun global?

Alain Badiou: Çёshtja ёshtё gjetja e njё marrёdhёnieje tё re midis lёvizjes anti-globaliste dhe masave tё gjera popullore nё Jug, sepse politika sot ёshtё, si domosdoshmёri, ndёrkombёtare. Ne s’mund tё kemi shpresa vetёm nё njё komb, nё njё hapёsirё, sepse kapitalizmi ёshtё lёvizja e plotё e globalizimit, kёshtu qё organizimi i njё gjёje tё ngjashme me diçkanё e re nё mёnyrёn e politikёs do tё ishte padyshim nё nivel ndёrkombёtar. Por, ёshtё e njёjta pyetje, nё fund, pёr njё hapёsirё mё tё vogёl. Nё Francё, ёshtё padiskutim njё domosdoshmёri, nёse do tё merresh disi me real politikё, tё organizosh, pёr shembull, njё marrёdhёnie midis ca intelektualёve revolucionarё dhe ca punёtorёve pa dokumente. Pa diçka tё ngjashme nuk ekziston mundёsia e njё eksperimentimi tё ri nё fushёn sociale.

Nё shkallё tё gjerё ёshtё e njёjta gjё sepse na duhet tё organizojmё njё lidhje midis protestave intelektuale, revoltёs intelektuale kundёr globalizmit, dhe situatёs sё njerёzve tё varfёr dhe tё njerёzve tё dobёt tё Jugut. Nё çdo rast, gjetja e njё rruge tё re, na kёrkon krijimin e lidhjeve tё reja mes njerёzish tё cilёt nё fakt janё tё ndarё. Njё student nё botёn perёndimore dhe njё fshatar nё Afrikё janё qartazi tё ndarё. Ata nuk janё nё tё njёjtёn botё. Kjo lloj ndarje ёshtё themelore pёr zhvillimin e vetё kapitalizimit. Çёshtja e disiplinёs ёshtё gjithashtu çёshtja e unitetit, por çfarё lloj uniteti? Nё kohёt e vjetra, ishte padyshim uniteti midis disa intelektualёve, njё fraksioni tё intelektualёve dhe punёtorёve. Gjatё njё shekulli e mё shumё, ky ishte rasti. Cila ёshtё çёshtja sot? Nё nivelin ndёrkombёtar ne duhet tё gjejmё diçka tё re e cila ёshtё njё lidhje me masat e gjera popullore nё Jug. Dhe pёr disa kohё, pyetja do tё jetё: cila ёshtё forma e re e internacionalizmit? Internacionalizmi afirmativ, organizim i ri, jo vetёm protesta kundёr globalizimit, por afirmimi i njё vullneti tё pёrbashkёt politik. Për momentin nuk ekziston praktikisht asgjё. Jemi me tё vёrtetё nё fill tё pyetjes.

AGR: A mund tё na pёrshkruani marrёdhёnien ndёrmjet aksionit krijues spontan dhe organizimit? Bёhet fjalё pёr arritjen e suksesit nё veprimin politik pa iu referuar institucioneve.

Alain Badiou: Çёshtja e lidhjes midis organizimit dhe spontanitetit, midis organizimit dhe lёvizjes, ёshtё me tё vёrtetё çёshtja e transformimit tё tё dyja, dhe jo vetёm e organizimit. Mendoj se ne mund tё shpresojmё nё pasjen e Lёvizjeve tё reja, dhe jo vetёm tё organizimeve tё cilat nuk janё si partitё. Partitё klasike janё diçka si njё lloj monopoli i dijes politike, dhe monopoli i drejtimit politik. Na duhet ta transformojmё kёtё, me patjetёr. Krijimi i organizimit tё ri ёshtё krijimi i njё organizimi i cili ёshtё shumё afёr popullit, jo njё monopol i drejtimit politik tё lёvizjes. I kemi disa eksperienca rreth kёsaj. Kemi disa eksperienca tё organizimeve tё cilat nuk janё njё monopol i dijes.

Pika mё e vёshtirё, mesa duket, ёshtё çёshtja e Lёvizjeve tё reja, qё ёshtё, lёvizje tё cilat pranojnё tё jenё diçka me hapa tё tjerё, diçka e cila nuk ёshtё si njё moment i bukur qё zhduket mё pas. Njё mёnyrё e re pёr tё qenё i pasionuar nё politikё, dhe jo vetёm nё anёn e organizimit, por dhe nё anёn e Lёvizjes. Pёr kёtё ёshtё shumё e rёndёsishme qё Lёvizjet nuk janё vetёm negativёt, jo vetёm njё lёvizje, jo vetёm njё organizim, por drejtpёrdrejtё Lёvizja, duhet tё jetё e aftё tё propozojё diçka, tё jetё afirmative – veprim afirmativ. Mendoj se ёshtё mundёsia e eksperimentimit nё Lёvizje tё cilat nuk janё vetёm revoltё e tё varfёrit kundёr situatёs sё tyre tё tmerrshme, por pikёrisht diçka qё thotё: ne duhet tё jetojmё nё njё mёnyrё tjetёr, ne duhet tё propozojmё njё formё tё re tё botёs, ne duhet tё eksperimentojmё me diçka tjetёr. Ka njё diferencё tepёr tё madhe midis Lёvizjes afirmative dhe lёvizjes vetёm reaguese.

Nё botёn e vjetёr, çёshtja nuk ishte kjo. Pse? Sepse Lёvizja mund tё jetё negative, partia ёshtё afirmativja. Do tё thotё, partia ёshtё drejtimi pozitiv i lёvizjes negative. Ti nuk mund tё bёsh revoltёn edhe pasi partia e merr revoltёn si njё mjet, diçka si njё lloj force e re qё afirmon diçka. Nё s’mundemi tё jemi pёr kёtё lloj ndarje sot. Ekziston diçka si afirmimi; na duhet tё jemi bashkё, midis Lёvizjes dhe organizimit.

Po marr njё shembull nga vendi im. Nё lёvizjen e punёtorёve pa dokumente nё Francё, sekuenca e vёrtetё e lёvizjёs, dhe mundёsia e njё lidhjeje reale midis organizimit dhe lёvizjes ёshtё jo kur punёtorёt thonё: “Situata ime ёshtё me tё vёrtetё keq. Dua dokumente…” por “Ne jemi punёtorёt e kёtij vendi, dhe kur punon nё njё vend, ti je, nё fakt, qytetar i atij vendi”. Nuk janё vetёm duke thёnё, “Dua diçka.” por, ata deklarohen rreth vetvetes, ata afirmojnё qё janё me tё vёrtetё njerёz tё Francёs, qё janё vёrtet gra e burra francezё. Dhe pse? Sepse ata punojnё kёtu, dhe nёse dikush punon kёtu, ai ёshtё prej kёtu. Kjo ёshtё mundёsia e njё marrёdhёnie tё re midis lёvizjes dhe organizimit, sepse na duhet tё organizojmё jo drejtimin e lёvizjes negative, por aksionin kolektiv pёr diçka e cila ёshtё pozitive.

AGR: A mund tё ndani me ne ndonjё reflektim mbi revoltat e Majit 1968 nё Paris?

Alain Badiou: Singulariteti madhёshtor i Majit tё 1968 ishte konjuksioni midis dy lёvizjeve. Sё pari, lёvizja madhёshtore e studentёve, e cila ishte lёvizja pёr njё stil tё ri studimi, njё jetё tё re pёr studentёt, etj. si dhe njё reagim kundёr arkaizimit nё shoqёri nё lidhje me marrёdhёniet burrё-grua, seksualitetit, artit, krijimtarisё e kёshtu me radhё dhe sё dyti, e njё lёvizjeje plotёsisht e ndryshme, e cila ishtё greva madhёshtore e miliona punёtorёve. Kёshtu, patёm njё situatё plotёsisht tё re duke qenё se pёrgjithёsisht kёto lloj lёvizjesh janё pёrgjithёsisht tё ndara. Singulariteti absolut i Majit ’68 ishte konjuksioni i pjesshёm midis dy lёvizjeve. Nё tё vёrtetё, ishte mundёsia e krijimit tё diçkaje krejtёsisht tё re, e cila ishte njё marrёdhёnie e drejtpёrdrejtё midis tё rinjve studentё dhe tё rinjve punёtorё.

Pse ishte plotёsisht e re? Sepse para Majit, pёrfaqёsuesit politik tё punёtorёve ishin tё monopolizuar nga Partia Komuniste Franceze. Kjo parti kishte organizuar njё ndarje strikte ndёrmjet organizimit politik tё punёtorёve, e cila ishte vetё partia, dhe disa intelektualёve, tё cilёt qenё intelektualёt e partisё, por qё nuk kishin ndonjё lidhje tё drejtpёrdrejtё me asgjё nga bota e punёtorёve. Kёshtu qё ajo ishte vertetё, absolutisht periudha e partisё. Partia ishte organizimi i lёvizjes sё punёtorёve; lёvizja ishte plotёsisht nёn drejtimin e partisё. Ndodhi diçka si tip shpёrthimi i tё gjithё kёsaj gjatё Majit ’68, diçka krejtёsisht e re me mundёsinё e krijimit tё grupeve tё vogla me tё rinj studentё dhe tё rinj punёtorё tё cilёt qenё sё bashku nё tё njёjtёn vendosmёri kundёr Partisё Komuniste Franceze. Ky pra, qe njё fakt i ri politik, njё hapёsirё e re. Nё tё vёrtetё ishte krijimi i njё hapёsire tё re.

Me shumё mundёsi, tё gjitha pasojat e kёsaj ngjarjeje janё ende sot tё paeksploruara plotёsisht. Jemi brenda sekuencёs. Padyshim qё, dy, tre apo katёr vite mё pas, qe shumё mё e artikuluar, por patёm efektin klasik ku lёvizjet nuk ekzistojnё pёrgjithmonё. Idea e njё konceptimi tё ri tё asaj se çfarё ёshtё njё lёvizje politike, mundёsisё sё lidhjes sё drejtpёrdrejtё midis intelektualёve dhe punёtorёve, dhe krijimi i mundёsisё pёr njё lёvizje tё re, filloi padyshim me kёtё ngjarje.

Kёmbёngul nё faktin se ekziston njё panoramё e gёnjeshtёrt rreth Majit 1968, e cila pёrpiqet tё thotё se ishte pak a shumё njё lloj revolte nё lidhje me kёrkesa pёrgjithёsisht sociale, njё revoltё e tё rinjve kundёr botёs arkaike, pёr emancipimin seksual e tё tjera si kёto, diçka si njё festё e madhe. Sigurisht qё ekziston diçka e tillё, por nuk ёshtё aspak pёrmbajtja e vёrtetё politike e Majit ’68.  Pёrmbajtja e vёrtetё e Majit ’68 ёshtё shfaqja e Partisё Komuniste Franceze si e pёrcaktuar pёr tё monopolizuar plotёsisht pёrkatёsinё politike tё njerёzve tё zakonshёm dhe nga krahu tjetёr krijimi i mundёsive tё reja pёr organizimin e lёvizjeve.

20 prill 1995

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Gusht 5, 2013 nga te Intervistë, Politikë, Shoqëri dhe etiketuar me , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: