rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Mbi homofobinë kosovare dhe gjëra tjera…

Genc Kadriu

Nuk jam i vetmi ai qe mendoj se ata që ju frikësohen deri në urrejtje atyre që nuk i perkasin regjimenit heteroseksual janë ekses i normalitetit heteroseksual dhe e vetëprodhojne homofobinë duke e projektuar veten në kenaqësine e atyre që preferencat seksuale i kanë pak më ndryshe. Një gjë është e sigurtë: Homofobia është papjekuri emocionale.

Por denoncimi im i dhunës i adresohet gjithë popullatës kosovare me akuzën kapitale për edukim homofobik dhe mohim të lirisë seksuale. Sepse nuk është e mundur që pa perkrahjen direkte, dhe indirekte, të policisë dhe qeverisë, dhe të gjitha institucioneve fetare dhe shkollore, nën ombrellën kushtetuese, një tufë e dhunës moraliste të mobilizohet kaq lirshem, haptazi dhe me kaq efikasitet, vetëm disa metra nga forcat speciale të Kosovës, që tashmë njihen për pedantinë policore kur i thërret ministri i punëve të brendshme. Gjithashtu, është ironik fakti që nëse do të ishin homoseksualët një rrezik politik për qeverinë, dhe për aleatet e saj, ndërhyrja morale e besimtarit militant do ishte e tepërt. Atë do ta kryente policia. Por perkundrazi, qeveria e luan rolin e garantuesit të lirive demokratike, për të qenë në qeveri, përderisa dikush tjeter ia kryen punët e flliqta në rrugë, dhe dikush tjetër apologjinë mediatike, me komunikata e kolumne, me kujdesin më të madh ndaj sentimentit homofobik të elektoratit, ose duke e zbatuar me përpikëri protokollin zyrtar të viktimësisë humanitare.

Të gjithë e dimë që homoseksualët nuk kanë pikur nga qielli. Që ata janë produkt direkt i heteroseksualitetit tonë prokreativ. Të gjithë e dimë që homeseksualiteti nuk mund të jetë cenues i vazhdimësisë së racës njerzore, e as shenjues i standardit seksual të një shoqërie. Të gjithë e dimë që po të qe për mbrojtësit e farës, që e kryejnë punën e zotit në tokë, ne ishim zhdukur fare.

Por preferencat tona seksuale nuk janë aq të ndyta sa ato ideologjike. Keshtu që, në mungesë të qëndrimeve të drejta politike, ligji bëhet krisht për larjen e gjynaheve. Si mund të kete në këtë shtet liri seksuale, dhe barazi gjinore, përderisa narrativat homofobike e përfaqësojnë dhe udhëheqin atë? Përderisa pozita parimore e të qenurit vetëm një qenie që flet, dhe jo me shumë, nuk është ligj për gjithkend. Sepse është e qartë si loti që shoqëria e ndarjeve dhe shumëngjyrësisë racore, asaj gjinore, fetare, etj., është në thelb raciste, seksiste, islamofobe, etj. Dhe që politikat e bazuara në rregullimin e ekceseve kulturore janë mënyra më e mirë për t’i mbajtur njerzit e ndarë, dhe kështu më lehtë për t’i eksploatuar.

Kisha pasur deshirë t’ju them që problemi numër një në Kosovë është homofobia dhe seksizmi, që problemi numër një është veriu dhe sovraniteti, që problemi numër një është sistemi shëndetesor dhe zotrat e luftës, që problemi numër një është urrejtja ndër-etnike dhe industria fetare, që problemi numër një është ajri shumë i ndotur dhe rritja trefishe e viktimave të kancerit që nga paslufta, që problemi numër një është uria dhe pangopësia.

Këto të gjitha janë probleme, por nëse këto kishin qenë problemet, ne do t’i zgjidhnim brenda nate. Por jo, problemi kryesor nuk janë krejt këto çmenduri. Problemi kryesor nuk janë krimi fiskal, vizat dhe njohjet, anëtarësimet dhe ulëset. Problemi numër një është Republika e Kosovës, moralisht dhe shpirtnisht e falimentuar. Ky është problemi. Dhe është puna e secilit që t’i thotë Kosovës jo, dhe që ne do ta rrotullojmë këtë vend. Dhe askush nuk është më shumë përgjegjës për dhunat e llojllojshme ndaj qytetarit të Kosovës se vetë shteti i Kosovës.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 19, 2012 nga te Publicistikë dhe etiketuar me , , , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: